SRI LANKA- Joseph Stalin, sekretari i Sindikatës së Mësuesve të Sri Lankës, u arrestua nga zyra e tij në kryeqytetin Colombo të mërkurën. Emri i tij është ndër emrat më famëkëqinj në historinë botërore. Motivimi pas këtij arrestimi ishte pjesëmarrja e tij në një marshim më 28 maj, ku kërkohej dorëheqja e Qeverisë pas rënies totale ekonomike të vendit. Ai është ndër udhëheqësit më të lartë të valës protestuese në ishullin e largët të gjendur në oqeanin Indian, raporton aljazeera.com.

Stalin, është kthyer kështu në figurën më të lartë të arrestuar në Colombo, që kur pushtetin e ka marrë ish-kryeministri i vendit, Ranil Wickremesinghe. Ky i fundit, zëvendësoi në Presidencë ish-presidentin Gotabaya Rajapaksa, mirëpo populli as që do ta shohë me sy edhe Wickremesinghe-n, pasi e akuzojnë si bashkëpunëtor dhe mbrojtës i ish-presidentit. Sipas një pjese të mirë të popullit madje, edhe presidenti i tanishëm duhet të arrestohet.