Aksion në radhët e Policisë së Shtetit.

Uniformat blu të kryeqytetit kanë vendosur në pranga një efektiv të forcave speciale RENEA. Në pranga është vendosur Altin Morina, shefi i trajnimit në RENEA.

Morina është arrestuar në mesditën e sotme, pasi po shoqërohej nga një person i dyshimtë. Dyshohet se kishte lidhje e ishte i përfshirë në masakrën e Don Boskos, ku humbi jetën një banakiere dhe 5 persona u plagosën.

Në mjetin e tij janë gjetur dhe një shumë e konsiderueshme parash, plot 113 mijë euro, para që dyshohet se janë produkt i shitjes së lëndëve narkotike. Deri më tani, Policia e Shtetit ka bërë publike edhe pamjet e aksionit, por nuk përmendet personi i dyshimtë që ndodhej në mjet me efektivin e RENEA-s.

Burime bëjnë me dije se Morina bënte shkëmbim të lëndëve narkotike kundrejt pagesës, gjë që shpjegon edhe shumën e parave që janë gjetur në mjetin e tij luksoz, tip “Audi”.

Nga aksioni i zhvilluar sot, policia gjeti në mjetin e tij 113 mijë euro. Ai u kap në zonën e Kodrës së Diellit bashkë me një person të dyshimtë, por lidhur me këtë të fundit, Policia nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me identitetin e tij. Edhe pse paraprakisht dyshohet se ka lidhje me masakrën e Don Boskos.