Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Shijak.

Në shënjestër ka qenë Orlando Pepkola, djali i një ish-polici në zonë.

Raportohet se ndaj Pepkolës është qëlluar ndërsa makina ishte në lëvizje. Nuk raportohet për lëndime.

Forca policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ose autorëve.

Gjithashtu edhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.