Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Ngurrëz të Vogël në Lushnje. Faik Veliu 65 vjeç me banim në këtë fshat ka mbetur i plagosur në rrethana ende të paqarta.

Policia thotë se 65 vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Mësohet se i plagosuri ka qenë jashtë banesës së tij kur është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar, teksa policia ka filluar tashmë krehjen e zonës për të rënë në gjurmët e autorit.

Njoftimi:

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.