SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e Aleksandër Currit në Shkodër paraditen e sotme. Policia bën me dije se ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e autorit. Autori mendohet të jetë larguar nëpërmjet lagjeve të qytetit, ku uniformat po punojnë brenda zonës identifikimin e tij.
NJOFTIMI I POLICISË
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndimën mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit.
https://youtu.be/0pdkZpzQxFY





