Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me gjendjen shëndetësore të 11-vjeçarit i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme, nga një atentat në afërsi të Lundrës, në Tiranë.
11-vjeçari, D. Demiraj ndodhet në spital me parametra të qëndruesme ndërsa raportohet se ai do të dërgohet për mjekim më të specializuar në Romë, Itali.
I mituri mbeti i plagosur pasi po kthehej nga festa e ditëlindjes së tij. Fatmirësisht ai arriti t’u mbijetonte plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri të cilat u hodhën me breshëri drejt mjetit “G-Class” me të cilën po udhëtonte.
Nga atentati në të cilin dyshohet se u gabua shënjestra, mbetën të plagosur 34-vjeçari Arens Stafa, 17-vjeçari Marko Demiraj dhe 19-vjeçari Kian Mullaj.





