Një autobus me disa nxënës, që ishin duke u kthyer nga Ohri mësohet se ka dalë nga rruga në orën 20:30 në aksin Librazhd-Elbasan.

Sipas burimeve, devijimi i mjetit ka ndodhur pranë kthesave të Murrashit.

Tre nga nxënësit janë dërguar në spital dhe nuk kanë pasur dëme serioze.

Priten informacione të mëtejshme.