Një shqiptar është gjetur i pajetë në një zonë pyjore të Paderno del Grappa, në provincën e Trevisos në Itali.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për Bledar Dedjan, në trupin e të cilit u konstatuan plagë me thikë në fytyrë dhe gjoks.

Dedja prej disa kohësh jetonte dhe punonte në zonën ku u gjet i vdekur mëngjesin e së dielës.

Me origjinë nga Shqipëria, Bledar Dedja punonte në restorantin “L’Antica Abbazia” në Borso del Grappa që nga viti 2021.

Ai la pas gruan dhe një vajzë të vogël.

Familja e tij e kishte parë për herë të fundit të shtunën pasdite. Por duke qenë se ai nuk u kthye në shtëpi pasi mbaroi turnin në punë, gruaja u alarmua dhe njoftoi në Polici për zhdukjen e tij. Trupi i pajetë i burrit u gjet disa orë më vonë në një zonë pyjore të Paderno del Grappa.

Tashmë hetuesit po hetojnë rastin, ku pista kryesore është ajo e vrasjes, por ende nuk dihen detaje dhe as shkaku.