Ngjarje e rëndë në Rapperswil-Jona të Zvicrës, ku babai ka vrarë të bijën 12 vjeçe dhe më pas i ka dhënë fund dhe jetës së tij.

Personi që ka informuar policinë për krimin ishte një palë e tretë e jashtme që nuk kishte lidhje me familjen.

Siç shkruan policia në njoftimin për shtyp, gruaja dhe fëmija i dytë, më i madh i familjes, nuk kishin qenë në shtëpi në kohën e krimit.

Rrethanat e sakta të krimit makabër po hetohen nga autoritetet dhe pritet të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen.