TIRANË- Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë. Në pamjet e publikuara nga JOQ Albania, shihen dy persona që po zihen me njeri-tjetrin.

Sipas dëshmitarit që ka dërguar videon, një taksist po rrihej me një të moshuar, madje në një moment i moshuari rrëzohet edhe në tokë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.