Nikoll Prendi, vëllai i Ndrea Prendit, gardistit të 21 janarit, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Reps të Mirditës. Banesa në të cilin ai jetonte është përfshirë nga flakët dhe nuk dihet nëse ka qenë aksidentale, apo një tentativë e Prendit për të vrarë veten.

Komshinjtë dhe kryetari i fshatit Simon Kola janë munduar me çdo mënyrë që të hapin dyert, por ai nuk ka pranuar. Pasi kanë mbërritur, Shërbimet e Posaçme nga Rrësheni ai u gjet i vdekur. Nikoll ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm.