Berat Gjimshiti renditet mes mbrojtësve më të mirë të qendrës në pesë ligat më të forta në Evropë.
Kapiteni i Kombëtares shkëlqen në Itali, Berat Gjimshiti mes mbrojtësve më të mirë në 5 ligat EvropianeBerat Gjimshiti
Berat Gjimshiti renditet mes mbrojtësve më të mirë të qendrës në pesë ligat më të forta në Evropë. Kapiteni i Kombëtares dhe një nga shtyllat më të forta të Atalantës në Serie A, është krah emrave si Thiago Silva, Virgil van Dijk apo Alex Witsel.
Në një analizë nga “Wyscout”, sa i takon lojës me topin, dueleve të fituara, apo edhe dueleve në ajër, Berati është në performancën mbi 70 përqind. Ai lë pas emra si Antonio Rudiger, Kourt Zouma, Ruben Dias apo Saliba e Tomori.
Jo më kot Gjimshiti është kapiteni i Kombëtares dhe pika më e fortë e Atalantës. Me paraqitjen e bërë në 2023, 30-vjeçari i lindur në Zvicër ka shumë fansa dhe nuk është çudi që klubet më në zë të Evropës të trokasin në derën e Atalantës, duke kërkuar shërbimet e Gjimshitit.