Një specie e rrallë ariu, (Ariu i Murrmë), ka rënë në një çark të ngritur në një fshat të Pogradecit.

Kjo lloj specie jeton në pyjet e Mokrës dhe ka rënë në kurthin e ngritur nga persona që i gjuajnë këto kafshë të mbrojtura nga shteti.

Ariu është parë nga banorë të zonës të cilët e kanë raportuar videon pranë ADZM për të bërë të mundur lirimin e kafshës.

Mësohet se ditën e sotme, disa specialistë të Zonave të Mbrojtura janë nisur drejt zonës, në pyjet e fshatit Çezmë për të bërë të mundur lirimin e Ariut të Murrmë.

Nuk dihet për momentjn gjendja e tij, por specialistët thonë se Ariu mund të rezistojë për shumë ditë pa ushqim, prandaj që gjasat që airu të shpëtojë janë të mëdha.

Kujtojmë se pak kohë më parë një shqiponjë u kap dhe u lidh me qëllim ballsamosjen dhe pavarësisht ndërhyrjes së specialistëve shqiponja nuk mbijetoi.

Rasti i Ariut të murrmë është mjë nga të shumtët që tregon se gjuetia e paligjshme vijon në pyje dhe gjahtarë të tillë përfitojnë vlera të konsiderueshme monetare nga shitja e këtyre kafshëve.