VLORË- Një pushues grek ka mbetur i dëmtuar pasi ra aksidentalisht në gropën e ashensorit të një pallati në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ndërkaq personi i lënduar është një 22-vjeçar me inicialet H.S., banues në Athinë. I riu u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I PLOTË
Në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati shtetasi grek H. S., rreth 22 vjeç, banues në Athinë Greqi, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të dy rasteve.





