Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd një mjet ka rënë pak çaste më parë në lumin Shkumbin.

Paraprakisht nuk raportohet për viktima, ndërkohë Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Dyshohet paraprakisht se shkak për aksidentin është bërë prania e lagështirës në rrugë duke sjellë dhe devijimin e mjetit.