KAMËZ- Një 64-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në Babrru. Mësohet se e moshuara u gjet e pajetë në rrugë nga fqinjët. Sipas njoftimit të policisë 64-vjeçarja ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës së saj, teksa po bënte punët e shtëpisë.

Njoftimi i Policisë:

Kamzë/Informacion paraprak Më datë 25.10.2022, në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe. Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.