Këngëtarja kosovare Besjana Kasami, ose siç njihet me emrin artistik “Big Mama” është banorja e re e Big Brother Vip.

Në klipin e prezantimit, Big Mama është shprehur se arsyeja e parë se pse ajo po futet në shtëpi është Sabiani.

Ajo shprehet se beson të lidhet me të dhe të krijojë çiftin e katërt dhe se do e puthë direkt. Këngëtarja ka bërë dhe një kërkesë të çuditshme për produksionin, një palë doreza boksi.

“I pari për të cilin futem brenda është Sabiani. Besoj se do të lidhem me të. Do të bëhem çifti i katërt dhe do e puth direkt. Kam një kërkesë për vëllain e madh. Dua një palë doreza boksi, se kushdo që më nxjerr nga vetja, nuk do debatoj por do e godas” – tha Besjana.