Ka nisur zhbllokimi i rrugës në Qafë Murriz, ku pas reshjeve intensive të dëborë u bllokuan në mjetet e tyre rreth 300 qytetarë.
Pas më shumë se 7 orësh, borëpastrueset kanë mundur të futen në këtë aks, duke bërë që të mjetet të nisin qarkullimin.
Siç shihet edhe nga pamjet, shoferët mundohen që të ndihmojnë njëri-tjetrin për të lëvizur mjetet, për t’u kthyer kështu në Tiranë.
https://youtu.be/aLGRLDdb_4o





