Zv.kryeministri në detyrë, Erion Braçe paralajmëron bërjen të detyrueshme të vaksinimi edhe për punonjësit e administratës shtetërore.Braçe ka reaguar pas vendimit për masa të reja të Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe paralajmërimit të tyre se mësuesit, mjekët dhe studentët duhet të vaksinohen me detyrim pas 30 shtatorit, ose duhet të paraqesin periodikisht një test PCR negativ për t’u paraqitur në punë.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe thekson se “cilido qe eshte ne marredhenie me shtetin, nepunes, nepunes ne sherbime masive per qytetaret etj, duhet të vaksinohet! E ka detyrim”.

POSTIMI I PLOTE

MASA TE REJA KUNDER COVID!
TE DOMOSDOSHME PAS SHTHURJES DHE MOS VAKSINIMIT!

1. VAKSINIM!
Vaksinim i detyrueshem per mjeke, infermiere, mesues, edukatore, studente!

2. Levizja per cilendo nevoje nis ne oren 6.00 dhe mbyllet ne oren 23.00;
Ne kete ore mbyllet dhe cdo aktivitet tjeter!

3. Nga data 6 shtator hyrja ne Shqiperi do te behet vetem nese ploteson nje nga tre kushtet: pasaporte vaksinimi, test PCR, deshmi qe ke kaluar Covid brenda 6 muajve te fundit!

4. Vendosja e maskes e detyrueshme ne cdo ambjent te mbyllur, Qendra Tregtare, cdo njesi sherbimi, fabrika, aeroporte, autobuse etj;
E ndeshkueshme me gjobe mos mbajtja e maskes ne keto ambjente!

5. Vijon te jete ne fuqi qendrimi mbyllur i diskotekave, klubeve te nates etj!

Tani kam nja dy fjale me keta reaktivet e rjeteve sociale qe sapo nisen fushaten:

GJITHCKA KTHEHET NE LIRI E ME MASAT STANDARDE, MASKE, DISTANCE E LARJE DUARSH ME NJE VAAAAKSIIIINEEEEEE!

95% e te infektuarve te perditshem jane te PA VAKSINUAR!

Dhe te PA VAKSINUAR NE KETE VEND JANE SHUUUUME!

Ka dhe nje kategori tjeter me te cilet eshte e veshtire te merresh vesh;
Dy muaj me pare: Ka ra ekonomia, ka ra biznesi, spo vijne turista, sble kush, na iku vera pa ba nai leke, na kan myll kta, slon njerezit me ardh etj etj;

Dy muaj me pas, fiks sot: Aaaa po, e myllen nji kto, pasi lan me hy ke deshen dhe bon han, tani dun pasaporte vaksine, test etj.

Boll me llafe;
THJESHT, SHKO E BEJ VAKSINEN!
E KE KALUAR OSE JO, DEGJO MJEKUN DHE SHKO BEJ VAKSINEN!

E fundit;
Cilido qe eshte ne marredhenie me shtetin, nepunes, nepunes ne sherbime masive per qytetaret etj,
DUHET TE VAKSINOHET!
E ka detyrim vec mundesi per te shpetuar shendetin e tij!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here