Një krim në familje ka ndodhur në familjen Canelli, në provincën e Asit në Itali. Piero Pesce, 61 vjeç vrau djalin e tij Valerio, 28 vjeç. Vrasja ndodhi mëngjesin e sotme në shtëpinë ku babë e bir jetonin së bashku.

Kur mbërriti policia gjeti trupin e pajetë të djalit të dhomën e gjumit. Babi e kishte goditur disa herë me thikë, raportojnë mediet italiane.

Valerio Pesce, 28 vjeç, ishte kthyer për të jetuar me babain e tij, Piero Pesce, 61 vjeç, në shtëpinë e familjes në Canelli (Asti) disa javë më parë.

Valerio që nga viti 2017 dhe deri vonë kishte menaxhuar dyqanin e duhanit në Piazza Cristo Re në Alba (Cuneo). Aty jetoi derisa vendosi në dyqanin e duhanit tabelën “mbyllur për arsye shëndetësore” dhe u kthye te Canelli.

Shkak i tragjedisë dyshohet se u bënë borxhet e të birit për shkak të varësisë nga bixhozi të këtij të fundit.

Sipas disa dëshmive, situata mes të dyve kishte kohë që ishte e tensionuar, për shkak të vështirësive ekonomike që po përjetonte djali.

Prindi dhe djali, në momentin e krimit, ishin vetëm në shtëpi, gruaja e Pieros kishte vdekur disa vite më parë dhe burri jetonte
vetëm.

Ka qenë 61-vjeçari, pak pas orës 9 të mëngjesit, që ka lajmëruar policinë dhe ka rrëfyer se sapo kishte qëlluar me thikë për vdekje djalin e tij.

Burri u arrestua nga karabinierët e Astit.