Merr flakë autobusi i linjës Sarandë-Tiranë, nuk raportohet për të lënduar
Delvinë, 5 prill 2025 – Një autobus i linjës Sarandë-Tiranë ka marrë flakë gjatë lëvizjes pranë tunelit të Skërficës në Delvinë, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të ketë shpërthyer si pasojë e një defekti teknik në mjet. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autobusi ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e saktë të incidentit. Autoritetet po punojnë gjithashtu për të normalizuar trafikun në këtë segment rrugor.
Bus on fire on Sarandë-Tirana line, no injuries reported
Delvinë, April 5, 2025 – A passenger bus on the Sarandë-Tirana line caught fire while in motion near the Skërficë tunnel in Delvinë, causing panic among the passengers.
According to preliminary information, the fire is suspected to have started due to a technical malfunction. Fortunately, no injuries have been reported, although the bus suffered significant material damage.
Police arrived promptly at the scene and have launched an investigation to clarify the exact cause and circumstances of the incident. Authorities are also working to restore normal traffic flow in the area.





