Një javë para finales në shtëpinë e Big Brother kanë plasur puthjet.
Beniada dhe Donaldi kanë krijuar shumë miqësi me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme të “Big Brother”.
Madje ishte Beniada ajo që i qëndroi pranë Donaldit, kur ai u distancua nga pjesa tjetër e banorëve pas sherrit që pati me Einxhelin.
Ditën e sotme teksa bënte punët e shtëpisë, Beniada i dhuroi një puthje Donaldit dhe komentuesit në faqen e “Big Brother” nuk i kanë kursyer komentet.
“Ka kimi midis këtyre të dyve”, shkruan një komentues. “Këta të dy shkojnë shumë bashkë”, shkruan një tjetër.
Për momentin nuk dimë të themi nëse ka diçka që fshihet pas puthjes, ama për natyrën e Donaldit nuk do të përbënte edhe aq çudi.
Tashmë pritet se çfarë qëndrimi do mbajë Beatrix?