TIRANË- Policia u pyet ditën e sotme nga gazetarët se çfarë mori në këmbim Artan Tafani, për të zbuluar se kush fshihet pas vrasjeve të bujshme. Drejtuesi i Policisë bëri të ditur se nuk mund të zbulohet asgjë më shumë për këtë çështje, pasi i përket sekretit hetimor.
Pyetja- Si u u bind Artan Tafani për tu rrefyer, cfarë mori në këmbim?
Policia: Janë sekret hetimor
Të arrestuar
Artan Tafani
Erisiana Abedini
Lulzim Spahia
Ligor Romaçka
Bujar Abedini
Bledar Berberi
Mariglen Topuzi
Enriko Xhahysa
Klea Xhafo
Idriz Manaj
Fatjon Veliu
Leart Haxhiu
Të shpallur në kërkim
Lorenc Lala
Firdeus Berberi
Kristi Bizheku
Si u zbardhën 6 vrasjet e bujshme?
Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një ‘Exchange’, ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.
6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili





