Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e raundit të tretë të grupeve të Champions League.

EUROPË- Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e raundit të tretë të grupeve të Champions League. Përballja më e rëndëishme ishte ajo mes Chelsea-t dhe Milanit, takim i vlefshëm për Grupin E. Ekipi londinez fitoi me shifrat 3-0. Golat e takimit u shënuan nga Fofana në minutën e 24′, ndërsa Aubameyang dhe James shënuan për blutë.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në vendin e dytë në kuotën e 4 pikëve. Juventus merr fitoren e parë në Grupin H. Në ‘Allianz Stadium’, bardhezinjtë mposhtë Maccabi Haifa-n me shifrat 3-1. Golat do të shënoheshin dy herë nga Rabiot (35′, 83′), ndërkohë që Vlahovic do të realizonte në minutën e 50′.

Megjithatë ky sukses nuk është pritur mirë, duke parë që Benfica nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj PSG, duke shkuar në kuotën e 7 pikëve. Në takimet e tjera, Real Madrid fitoi 2-1 ndaj Shakhtar Donetsk, Man.City ndaj Cophenaghenit me shifrat 5-0, ndërsa Sevilla u mposht 1-4 ndaj Borussia Dortmund.