Një çift ka zbuluar një sekret vërtetë të frikshëm teksa po eksploronte në shtëpinë e re që sapo e kishte blerë në Sussex. Ishte aq i frikshëm saqë u konsiderua si një set filmash horror.

54-vjeçari Steven dhe Carolyn Sparks, 42 vjeçe, zbuluan një dhomë sekrete pas një muri të banjës. Në të ishte vetëm një shtrat hekuri.

Shtëpia kishte nevojë për disa rinovime dhe ata vendosën që të merrnin një arkitekt. Teksa ky i fundit hyri brenda për të matur bodrumin, ai vuri re krevatin rrëqethës që kishte ngelur aty.

E frikshme! Çifti zbulon një dhomë sekrete në

Vetëm kur çifti u kthye me një pishtar në dorë, bënë zbulimin e frikshëm. Në të kishte gjithashtu edhe kuti të papërdorura në një cep të dhomës. “Daily Mail” shkruan se dhoma në fjalë përdorej për të ruajtur qymyrin. Njëkohësisht kishte edhe një vend ku derdhej qymyri.

Pas rinovimit të pronës, e vetmja mënyrë për të hyrë në bodrum do të jetë përmes korridorit, por vetëm për t’u siguruar që ka akses në tubacionet në rast emergjencash.

Gjithsahtu dhoma u konsiderua të bëhej objekt i një filmi horror. Carolyn, e cila filmoi çdo gjë, ka treguar se vajza e saj po shqyrtonte dhomën për një xhirim filmi për një detyrë kolegji. Por duke qenë se aty kishte shumë merimanga dhe ajo i urrente, filmi nuk u realizua.