Tiranë- Mbrëmjen e djeshme Cllevio realizoi një video live në Instagram ku i kërkoi falje Noizyt, duke u shprehur se nuk do merret më me të.
Së fundmi, Noizy ka reaguar rreth deklaratës së tij me disa postime të gjata në Instastory. A e ka falur? Reperi ka shkruar se ende nuk ka besim te ai, por do ia lërë kohës. Më tej Noizy i ka bërë thirrje të kujdeset për veten dhe për shëndetin e tij.