FRANCE – Skadimi i kontratës së Lionel Messit me PSG po afron dhe për momentin nuk ka asnjë lajm për një rinovim të mundshëm.

Vullneti i lojtarit dhe i klubit do të ishte që të vazhdonin për të paktën edhe një vit tjetër, por sipas “Le Parisien”, dosja është aktualisht në një ndalesë, me një ngadalësim të kontakteve midis të dy palëve.

Sipas informacioneve të medias franceze, për momentin Messi nuk do të kishte alternativa real për rinovimin edhe nëse të paktën do të kishte dy mundësi në tavolinë. Njëra është ajo që të çon në MLS, kampionatin amerikan, ku Inter Miami nuk e ka fshehur kurrë interesimin për argjentinasin edhe pse nuk ka bërë asnjëherë një ofertë zyrtare.

Mundësia tjetër është të shkojë në Arabinë Saudite, Al Hilal do të ishte gati të mbulonte me ar Messin falë një kontrate dyvjeçare me vlerë 600 milionë euro për të rinisur rivalitetin me Cristiano Ronaldon, të cilin ai nënshkroi për Al Nassr