Një video për TikTok vendos në lëvizje Policinë e Korçës. Në videon e siguruar nga ‘BalkanWeb’ shihet një qytetar i shtrirë në mes të rrugës i mbuluar me çarçaf të bardhë me njolla gjaku ndërsa në krahun e djathtë ka një pistoletë lodër.

Kjo skenë ka alarmuar kalimtarët e rastit dhe drejtuesit e mjeteve të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje por më pas janë përballur me këtë skenë. Qytetari në fjalë është shoqëruar në komisariat dhe ka dëshmuar saktësisht se “E bëra, s’kisha bërë ndonjëherë nga këto gjëra”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here