
Në Guadalajara të Meksikës këshilli ka miratuar ligjin që lejon marrëdhëniet seksuale në ambiente publike, duke siguruar që askush të mos ankohet për këtë.
Lëvizja ka për qëllim të parandalojë policinë në Guadalajara, një qytet me 1.5 milion njerëz, nga zhvatja e çifteve që “i ofrojnë dashuri” njëri -tjetrit në publik, tha një këshilltar që paraqiti nismën.
Këshilli javën e kaluar shtyu reformën, e cila tani thotë: “Të kesh marrëdhënie seksuale ose të bësh akte ekspozimi të pahijshëm në vende publike, zona të lira, brenda automjeteve ose në vende private me pamje publike do të konsiderohen shkelje administrative, derisa një qytetar të kërkojë ndërhyrjen e policisë ”.
Guadalupe Morfin Otero, politikani që propozoi ndryshimin, citoi një sondazh mes studentëve të universitetit, në të cilin 90 përqind thanë se kishin përjetuar zhvatje nga oficerët që i akuzonin për akte imorale ose ekspozicionizëm. Ligjvënësit shpresojnë se ndryshimi do t’i lejojë policisë të përqëndrohet në luftimin e krimeve më të rënda, sipas gazetës meksikane El Universal.
Sidoqoftë, në një qytet të konsideruar si një nga më konservatorët në Meksikë, masa u kundërshtua nga organet qëndrore në Meksikë të cilët në vend të kësaj i kërkuan këshillit të përqëndrohet në çrrënjosjen e korrupsionit në polici drejtpërdrejt.