Cristiano Ronaldo i ka dhënë lamtumirën Juventusit. Në një mesazh në rrjetet sociale portugezi thotë se në Torino dha shpirtin dhe zemrën dhe do të jetë një prej tyre gjithmonë.

Sipas tij, shumë gjëra të mëdha u arritën tek Juventus, edhe pse jo gjithçka që kanë dashur, por u shkrua një histori mjaft e bukur.

Ndërkohë në moshën 36-vjeccare Cristiano Ronaldo do të rikthehet tek Manchester United aps 12 vitesh.

STATUSI NGA CRISTIANO RONALDO

Sot largohem nga një klub mahnitës, më i madhi në Itali dhe sigurisht një nga më të mëdhenjtë në të gjithë Evropën. Kam dhënë zemrën dhe shpirtin tim për Juventusin dhe do ta dua gjithmonë qytetin e Torinos deri në ditët e mia të fundit. “Tiffosi bianconeri” më respektonte gjithmonë dhe unë u përpoqa ta falënderoj atë respekt duke luftuar për ta në çdo ndeshje, çdo sezon, çdo garë. Në fund, të gjithë mund të shikojmë prapa dhe të kuptojmë se kemi arritur gjëra të mëdha, jo gjithçka që kemi dashur, por megjithatë, kemi shkruar një histori mjaft të bukur së bashku.

“Juve, storia di un grande amore

Bianco che abbraccia il nero

Coro che si alza davvero

Juve për sempre sara… ”

Unë gjithmonë do të jem njëri prej jush. Tani jeni pjesë e historisë sime, pasi unë mendoj se jam pjesë e juaja. Itali, Juve, Torino, tiffosi bianconeri, do të jesh gjithmonë në zemrën time.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here