Kreshnik Çerçizaj 41 vjeç dhe Armando Ogranja 44 vjeç janë dy shqiptarët të cilët mbetën të vrarë një natë më parë në Athinë, ngjarje në të cilën u plagos dhe një 31-vjeçare.
Një ditë pas krimit të dyfishtë, mediat greke shkruajnë se të dy viktima janë me precedentë penalë.
Një prej tyre, sipas mediave greke njihej si vrasës me pagesë dhe ‘kumbari’ i zonës. Ai mblidhte ‘gjoba’ nga bizneset e zona, në këmbim të ‘mbrojtjes’ nga grupet e tjera.
Ndërsa shqiptari tjetër mësohet të ketë qenë truprojë në një nga klubet e natës.
E plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Masakra ndodhi një natë më parë. Një person i veshur me të zeza dhe me maskë kirurgjikale u fut dhe hapi zjarr në një restorant të mbushur me klientë.
Ai u afrua pranë tavolinës ku ndodheshin dy shqiptarë dhe i qëlloi me breshëri plumbash. Më pas u largua me vrap. Një nga shqiptarët vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri në spital.
Personi që po shikoni në foto është Kreshnik Çerçizaj, shënjestra e atentatit të ndodhur një natë më parë në Athinë, ku mbeti i vrarë bashkë me mikun e tij, Armando Ogranaja. 41-vjeçari nga Vlora mësohet të ketë qenë personi që autori ka dashur ta eliminojë, por si pasojë e të shtënave, vdiq edhe 44-vjeçari nga Berati.

GREQI- Personi që po shikoni në foto është Armando Ogranaja, 44-vjeçari shqiptar, me origjinë nga Berati, i cili mbeti i vrarë një natë më parë në Athinë. Mësohet se Ogranaja nuk ka qenë shënjestra e atentatit dhe se qëllimi i autorit ishte të ‘eliminonte’ 41-vjeçarin Kreshnik Çerçizaj, nga Vlora.
Masakra ndodhi një natë më parë në Athinë. Një person i veshur me të zeza dhe me maskë kirurgjikale u fut dhe hapi zjarr në një restorant të mbushur me klientë. Ai u afrua pranë tavolinës ku ndodheshin dy shqiptarë dhe i qëlloi me breshëri plumbash. Më pas u largua me vrap. Çerçizaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Ogranaja në spital.
Nga të shtënat mbeti e plagosur dhe një 31-vjeçare greke.






