Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperatura të ulta, reshje dëbore dhe shiu, ku disa prej territoreve janë përballur me përmbytje e disa të tjera me bllokim të rrugëve dhe problem në energjinë elektrike kryesisht në zonat rurale, për shkak të motit të keq.
Teksa OSHEE njofton se po kryhen punime në gjithë vendin për të rikthyer energjinë elektrike, duket se në disa territore nuk ka ende asnjë ndërhyrje të tillë. E në këto kushte, djali i një ish-polici i cili punon elektriçist në Njësinë Administrative Shalë, Aleks Nika po punon në kushte ekstreme për rregullimin e problemeve dhe rikthimin e energjisë elektrike në fshatin Theth, duke iu ardhur në ndihmë edhe banorëve atje.