helal Reçi 60-vjeç, një ish-punonjës i policisë së shtetit dhe pronar i disa bizneseve në Kurbin, u ekzekutua orët e para të mëngjesit në afërsi të një banke.

Vrasja ka ndodhur në një zonë të populluar dhe në një orar kur ka pasur lëvizje të shumta të qytetarëve.

Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes, ndërkohë që policia thotë se ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit apo autorëve të këtij krimi të rëndë.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nuk dihet ende nëse Reçi ka pasur konflikte të mëparshme që mund të kenë çuar deri në ekzekutimin e tij mëngjesin e kësaj të hëne.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:23 ,në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.