Idientifikohet i ru shqiptar që humbi jetën pasi shtëpia ku banonte u përfhi nga flakët.

Ai është Mariglen Ruçi nga Librazhdi.

Mësohet se i ndjeri është vëllai i mesfushorit të Bylisit, Flamur Ruçi.

Ky i fundit ka bërë të ditur edhe lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Mariglenit.

“Vëllai im do më mungosh shumë! Gjithmonë do jesh në zemrën time gjysma ime”, shkruan Flamuri.

Sipas dyshimeve të para, i riu ndodhej në një ‘shtëpi bari’ e cila është përfshirë nga flakët dhe ai nuk ka mundur të shpëtojë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pembrokeshire gjatë orëve të para të mëngjesit të 11 dhjetorit.