Një shqiptar, 38 vjeç humbi jetën në një aksident rrugor në periferi të Kremonës në Itali. Mediat italiane identifikojnë viktimën si Erion Bali, rezident në Gadesco Pieve Delmona. I riu ishte menaxher i një lokali.

Aksidenti u shënua sot rreth orës 05:20 minuta (2 janar 2024) kur makina e cila drejtohej nga 38 vjeçari doli nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse.

Forcave zjarrfikëse u është dashur kohë për të nxjerrë trupin e 38 vjeçarit nga makina ndërsa nuk mundin të bënin asgjë për t’i shpëtuar jetën, shkruan media italiane

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë dhe pagjumësia por do të jenë hetimet që do të zbulojnë shkaqet e vërteta të këtij aksidenti që i mori jetën shqiptarit me banim në Itali, Erion Bali.