Personi që shihni në foto është Lumturi Zeqja, 27-vjeç nga Maqellara. Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Londër, pasi është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.
Pas një sherri ai mbeti i vdekur ndërsa një tjetër i plagosur por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe se me kë është konfliktuar 27-vjeçari. I riu kishte disa vite që jetonte në Angli.
Policia angleze po punon për identifikimin dhe kapjne e autorit si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.