Menjëherë pas humbjes së Manchester United ndaj Everton ditën e djeshme në Premier League, po qarkullon një video ku pretendohet se Cristiano Ronaldo i ka thyer celularin një tifozi.

Nëna e 14-vjeçarit Jake Harding dha një intervistë për Liverpool Echo duke treguar të gjithë ngjarjen.

Sarah Kelly shpjegoi se si Jake, i cili është autik, mori pjesë në një ndeshje për herë të parë, dhe përfundoi me një dorë të lënduar pasi u godit nga ylli i United.

“Në fund të ndeshjes, lojtarët e Manchester United po dilnin. Ne ishim në anën e djathtë të hyrjes së tunelit, dhe djali im po filmonte të gjithë lojtarët, edhe ata të Manchester United. Kur kaloi Ronaldo, në nerva e sipër goditi dorën e djalit tim dhe i përplasi dhe telefonin në tokë,” tregoi Sarah.

“Ju mund t’i shihni të nxirat në dorë nga goditja. Nuk mund ta besoj këtë që ndodhi,” tregon e ëma e 14-vjeçarit.