Agron Gjekmarkaj, nënkryetari i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit ka dhënë dorëheqje nga funksionet partiake. Ky vendim është marrë pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit.
Të gjithë deputet janë bërë kundër Bashës! Ferdinand Xhaferri e Dashnor Sula kanë kërkuar që Basha të largohet nga posti i kryetarit, por ky i fundit nuk tërhiqet. Vetë Basha në mbledhjen e grupit parlamentar, është shprehur se zgjedhjet e 6 marsit janë vjedhur e se vetë ai nuk ka humbur asnjë betejë.
Pjesë nga debati:
Lulzim Basha: 6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje. Nuk kam humbur asnjë betejë, m’i kanë vjedhur. Nesër mblidhen organet e tjera te partise.
Dashnor Sula dhe Ferdinand Xhaferri: Duhet të japësh dorëheqjen si kryetar. Po na fyen kur thua se s’ke humbur asnjë betejë.