Home Historia juaj Dëshmia tronditëse e shokut të Dardanit që ‘bashkëpunoi’ në krim: Pas Marigonës,...

Dëshmia tronditëse e shokut të Dardanit që ‘bashkëpunoi’ në krim: Pas Marigonës, do vriste edhe…

Arbër Sejdiu ishte një nga protagonistët e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Ferizaj, ku Dardan Krivaqa rrahu për vdekje partneren e tij 18-vjeçare duke tronditur të gjithë opinionin publik.

Sejdiu ishte personi tjetër me të cilin Krivaqa hodhi të vdekur Marigona Osmanin në dyert e spitalit të Ferizajt. Kamerat e sigurisë filmuan momentin kur këta të fundit largoheshin nga spitali pasi e lanë 18-vjeçaren aty.

I pari që u arrestua ishte pikërisht Arbër Sejdiu. Familjarët e këtij të fundit kanë treguar versionin e tyre të ngjarjes për Arbërin, për të cilin tregojnë se ka lindur në Suedi, është me nënshtetësi suedeze, 32 vjeç, i martuar dhe me dy vajza. Sipas tyre, ai është vetëdorzuar, pasi vajza e ndjerë, Marigona Osmani, u dërgua pa shenja jete në spitalin e Ferizajt.

Familjarët tregojnë se Arbëri ishte bashkëpunues me autoritetet e sigurisë. Madje, sipas tyre, ai parandaloi vrasjen e dytë që e kishte planifikuar ta bënte Dardan Krivaqa. Ky i fundit, kishte synim të vriste djalin e dajës, pasi sipas pretendimeve të Krivaqës, Marigona e kishte tradhtuar me atë.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here