KLOS- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me masakrën e Klosit, ku mbetën të vrarë babë e bir, Kenado dhe Liri Shira. Burime bëjnë me dije se djali 17-vjeçar ndiqte shkollën profesionale në Klos, ndërkohë që babai i kishte dalë para që më pas të dy të ktheheshin me furgon drejt fshatit të tyre, në Fullqet. Por në momentin që adoleshenti doli nga shkolla, janë qëlluar me armë zjarri në hyrje të një lokali. 17-vjeçari humbur jetën pasi u përpoq të mbrontë të atin, ndërkohë edhe ky i fundi ndërroi jetë gjithsahtu me të birin. Ndërkohë që për dy të plagosurit e tjerë, raportohet se nuk kanë pasur lidhje me sherrin, por kanë mbetur të plagosur se kanë qenë kalimtarë të rastit.