KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e armatosur, pasditen e djeshme rreth orës 15:45 në Suharekë në një argjendari, ku një polic u plagos dhe një tjetër u lëndua gjatë aksionit.

Të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur. Pasi patrulla policore ka mbërritur në vendin e ngjarjes grabitësit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, ku një prej tyre ka mbetur i plagosur. Shuma e arit të vjedhur arrin vlerën prej 250 mijë eurosh. Nga hetimet e policisë në vendin e ngjarjes u zbulua se autorët kanë vjedhur targat e një makine, ndërsa kanë vendour barriera për të mos lejuar askënd të afrohet në argjendari ku ndodhi plaçkitja.

https://youtu.be/0-0WoCa-SnI

“Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën”, vijon njoftimi i Policisë.

Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani ka thënë se ky rast është një incident që hyn në kategorinë e veprave penale të rrezikshme, por që sipas tij raste të tilla mund të ndodhin në çdo vend. Ndërkohë po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e 4 autorëve.