GREQI-Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i gjashtë personave në Greqi më 11 shtator 2023. Mësohet se viktimave 10 minuta para vrasjes, atyre u është dërguar një mesazh në celularin e tyre, raportojnë mediat e huaja.
Sipas publikimit, në SMS thuhej: “Pozicioni yt është zbuluar, dil menjëherë nga shtëpia, do të të vrasin”.
Sipas raportit të gazetës turke, Yeni Safa, 6 turqit kur kanë marrë këtë mesazh kanë vendosur të largohen nga shtëpia të cilën e kishin marrë me qira në Lutsa, duke mos ditur se disa kilometra më poshtë do t’u zënë pritë.
Ndërkohë një ditë më parë (13 shhtator2023) mediat e huaja publikuan emrat dhe fotot e tyre. Sipas publikimit, emrat e tyre janë: Doruk Ersu Büyüktunç, Abdurrahman Tekrü, Ömer Kanza, Ozan Kaan Tozlu, Barış Çağan dhe Burak Tahmaz. Gazeta turke ka postuar një foto në Tik Tok ku shihen 6 personat e ekzekutuar, duke lënë edhe një mbishkrim “ne hakmerremi”.
Nga hetimet paraprake është zbuluar se 6 viktimat ishin anëtarë të një grupi kriminal, i cili vepronte jashtë vendit dhe jo në Greqi. Gjithashtu raportohet se në masakër janë përdorur përfundimisht 4 armë zjarri, dy prej të cilave janë të llojit pistoletë.