Tre ditë pas dasmës dhe fillimit të bashkëjetesës, një dhëndër i ri përfundon në telashe, duke rrahur bashkëshorten për motive ekonomike.
Ngjarja ka ndodhur në Regio Calabria dhe për burrin është bërë denoncim në polici.
Gruaja është dhunuar nga bashkëshorti gjatë një zënkë për menaxhimin e parave të çiftit.

Sherri kishte shpërthyer mbi pagesën e shpenzimeve, ende të papaguara, për pritjen e dasmës, përfshirë pagesën për DJ.
Zënka fillestare më pas rezultoi në sulm ndaj gruas që u rrah nga burri i saj. Ajo raportoi se kishte gërvishtje në krahë dhe mavijosje në trup dhe kërkoi ndërhyrjen e policisë.

Duke pasur parasysh seriozitetin e episodit dhe simptomat e para të dhunës të manifestuara, shefi i policisë së Reggio Calabria lëshoi urgjentisht një paralajmërim, në mënyrë që të bindë burrin të mos vazhdojë më me sjelljen e tij agresive, për të parandaluar shfaqjen e episodeve të tjera të dhunës..