Një 20-vjeçare nga Gjakova ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar doktoresha e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi.

Gashi tha se vajza ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, ndërsa ka ndërruar jetë sot si pasojë e COVID-19.

“Po ka vdekur sot, si pasojë e COVID-19”, tha Gecaj.

Një familjare ka njoftuar se brenda kësaj jave viktima ka humbur edhe babain edhe pse nuk dihen shkaqet ende.

Express ka mësuar nga burime të sigurta brenda spitalit të Gjakovës, se para disa ditësh ka vdekur edhe babai i saj nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i familjares:

“Të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Me pikëllim të thellë ju lajmërojmë se sot ka ndërruar jetë motra jone (vajza e axhes) Rumejsa Abdurrahim Hoxha

Vdekja është nje ndarje e perkohshme nga te dashurit, e bukura ma e mira jonë Rumejsa ti na le por ne do to të kujtojmë përherë si atë vajzen shembullore.

Varrimi bëhet sot në varrezat e qytetit të Gjakovës.

All-llahu ia faltë Xhennetul Firdews!

Allahu e frymzofte per saber mamin e Rumejses per ndarjen nga burri dhe vajza mbrenda kesaj jave.