TIRANË-Grupi Parlamentar i PD-së ka kallëzuar penalisht deputetin e PS-së Vullnet Sinaj pas sherrit që ndodhi dy ditë më parë në Kuvend.

Ndërkohë edhe kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Bledi Çuci njoftoi paraditen e sotme se ka kryer kallëzim penal për deputetin e opozitës Bledjon Nallbati pasi goditi me grusht në Kuvend, deputeti socialist Vullnet Sina.

Si ndodhi incidenti në Kuvend?

Seanca plenare e 30 tetorit u shoqërua me debate dhe diskutime të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Më pas debatet mes tyre degraduan deri në konfrontim fizik. Deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati goditi me grusht deputetin socialist, Vullnet Sina. Nallbati fillimisht iu drejtua karriges së deputetit socialist Vullnet Sinaj duke i shkulur mikrofonin, duke bërë që ky i fundit të ngrihet në këmbë. Pasi e shtyn, Nallbati e godet me grusht, duke e kapur lehtë deputetin e PS, pasi ndërhyjnë për t’i ndarë deputetët e tjerë të pranishëm. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla pezulloi seancën dhe më pas u mor vendimi për përjashtimin e deputetit Bledjon Nallbati.