Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ministria e Arsimit, e cila ka vendosur mbylljen e kopshtit, i cili është në paligjshmëri dhe ushtronte aktivitetin i pa licensuar si institucion arsimor parauniversitar privat.
TIRANË- Edukatorja Majlinda Dehima e kopshtit privat në Tiranë që dhunoi 3-vjeçaren, është shoqëruar në polici.
Rasti i rëndë ka ndodhur në kopshtin “Stinët” në Tiranë. Dhuna është denoncuar nga mamaja e të miturës, e cila është shprehur se vajzës i është thyer këmba nga dhuna. Sipas prindërve kjo nuk është hera e parë që në këtë institucion privat të kujdesit ndaj fëmijëve ushtrohet dhunë ndaj tyre.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ministria e Arsimit, e cila ka vendosur mbylljen e kopshtit, i cili është në paligjshmëri dhe ushtronte aktivitetin i pa licensuar si institucion arsimor parauniversitar privat. Ndërkohë pasditen e sotme qytetarët kanë organizuar protestë para kopshtit ku u dhunua e mitura. Burimi: Gazeta Shqip





