SHKODËR- Tre makina janë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm. mësohet se ngjarja ka ndodhur në Shkodër. Të tre mjetet kanë qenë të parkuara në momentin që kanë marrë flakë dhe janë djegur.
Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Nuk dihet në pronësi të kujt ishin mjetet dhe shkaku i djegies së tyre. Pritet të zbardhen më shumë detaje nga ngjarja në fjalë.
Njoftimi: Më datë 23.12.2022, rreth orës 03:25, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur plotësisht 2 automjete të parkuara në rrugë, automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. D., 22 vjeç dhe automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D., 20 vjeç (vëllezër), banues në Shkodër. Gjithashtu, është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit K. L., 40 vjeç, banues në Shkodër. Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





