Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar me gjobë Tiranë dhe Partizanin për trazirat që shoqëruan derbin dhe dëmtimet e shkaktuara nga tifozët në stadium.
Komisioni dënoi me 200 mijë lek gjobë skuadrën e Tiranës për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, sjelljes së gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive. Tirana urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin kombëtar sipas akt konstatimit brenda 15 ditëve.
Po me 200 mijë lek gjobë dënohet edhe Partizani, por veç kësaj, “Të Kuqtë” penalizohen edhe 4 ndeshje pa tifozë.
Ndëshkimit nuk i ka shpëtuar as trajneri Daja, që është pezulluaar me dy ndeshje. Vendimet e Disiplinës mund të apelohen brenda nga të dyja skuadrat.