Daja i fëmijës 3 vjeç që humbi jetën në një kopsht privat mesditën e sotme kërkon drejtësi për humbjen e nipit.
Në një prononcim për daja thekson se si çdo mëngjes fëmija është dërguar në kopsht dhe në mesditë i kanë marrë në telefon dhe u kanë thënë se fëmija nuk është mirë.
Ndërkohë sapo ka mbërritur në urgjencën e spitalit ka folur me mjekun që kishte ndjekur rasti dhe ai i kishte pohuar se fëmija kishte shkuar pa shenja jete dhe me një shenjë në fyt.
“E kemi dërguar në mëngjes në kopsht fëmijët dhe vetëm se marrim lajmin se djali është keq. Kur shkuam në urgjencë kam takuar doktorin që ishte munduar që të kthente në jetë djalin dhe më tha se fëmija i kishte shkuar pa jetë. Ndër të tjera më tha se kishte një shenjë në grykë duam drejtësi për këtë”, ka thënë daja.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në kopshtin e institucioni Arsimorë Jopublikë “Flatrat e dijes” në Fier.