Fatbardh Mjeshtri, vëllai i autorit të krimit të trefishtë në Klos mesditën e së mërkurës (12 tetor), ka rrëfyer se si kanë marrë vesh se vajzën e kanë kërcënuar.

Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ai u shpreh se ka qenë në vendin e ngjarjes kur ndodhi vrasja e rëndë.

“Ndodhi ajo që ndodhi. Nuk e uronim që të ndodhte, nuk ishim përgatitur të ndodhte kjo ngjarje.

Kenadi e kishte ngacmuar vajzën. E ka ngacmuar, e ka dhunuar dhe e ka kaluar edhe në depresion duke e kërcënuar përmes telefonit. I ka marrë fotot dhe i ka thënë ‘nëse nuk bën ato që të them unë, do të të nxij jetën në rrjetet sociale’. Vajza ka kaluar në depresion, e kemi çuar dy herë në urgjencë”, tha vëllai i autorit të vrasjes së trefishtë.

I pyetur nëse Renato, djali i tezës së Kenadit e ka ngacmuar vajzën, ai tha:

“Renato ka pranuar se ka pasur pëlqim dikur, por ishin ndarë. Vajzën nuk e dinim se kush e kërcënonte. Kanë vazhduar komunikimet në një lidhje të gjatë me djalin Shira”.

Fatbardhi u shpreh se vëllai i ndjerë e kishte marrë vesh se po i shantazhonin të bijën nga një mesazh anonim.

“Një çun vëllai e kam në Angli dhe i dërguan një mesazh ku thuhej “Bro, kujdes se vajza e Fiqëriut ka të bëjë me një djalë. Më vjen keq për ju se po marroheni.

Ai ia nisi këtë mesazh babait të gocës. Këtë mesazh ma tregoi vëlllai. I thashë janë mesazhe anonime, mos u shqetëso.

Kam takuar babain e Renatos dhe i tregova këtë mesazh, i thashë se goca ka kaluar një traumë. I ati i tij më tha se nuk ka mundësi, do ta pyes çunin dhe do të flasim bashkë.

Djali nuk e pranoi një gjë të tillë. Ishte takimi i parë që ka ndodhur rreth një javë. U takova vetëm unë me Renaton dhe babain e tij. Ai tha nuk është e vërtetë. Ai më tha se ka pasur pëlqim, e më tha për Kenadin.

Ai ka ardhur nga Durrësi në Klos, i ka bërë mesazh vëllait, më prit në Klos se jam një çun nga Klosi e kemi diçka për të folur. Vëllai më merr në telefon e më thotë se i ka shkruar. Vëllai ishte i revoltuar dhe i thashë lëre se merrem unë.

E takova dhe i thashë se dua të të pyes diçka për Sarën. U futëm te makina e tij dhe i thashë merre babin në telefon e të vijë, se kemi diçka serioze për të folur. Lidhje me presionin e vajzës së vëllait, i thashë më shpjego pse e kërcënon.

Djali u shpreh: Më ka bërë një ftesë dhe e kam pranuar. Kemi biseduar për një kohë të gjatë dhe në fund Sara i ka thënë se nuk mund të shoh si shok, se ti qenke djalë bukurosh dhe më ke prish mendjen.

I thashë nuk të paska sharë, ajo të ka pëlqyer. E kur e pyeta për kërcënimin, i thashë se i ke marrë fotot nga rrjetet. ‘Jo tha, e kam bërë nga inati, se shkuan edhe me një djalë tjetër’. Ata ja faturonin njëri-tjetrin. Ai tha ‘dua t’i nxij jetën vajzës’”, tregon Mjeshtri.

Ky i fundit shton se në ato momente kishte menduar se martesa ishte zgjidhja e duhur për të rinjtë.

“Babai i djalit tha se ne jemi kushërinj. Unë i thashë se vëllai kishte thënë se ‘po nuk e more vajzën për nuse, do ta vras djalin’. I thashë mbledh njerëzit e tu dhe më kthe një përgjigje. Atë natë u ndamë në paqe”, tha Fatbardhi.

Ky i fundit shton se në takimin e radhës, kur vëllai dëgjoi djemtë se si flasin për vajzën e tij u revoltua.